Ballina Kryesore Melomakarona

Melomakarona

Përbërësit: 240 ml vaj ulliri, 240 ml vaj vegjetal, 50 ml konjak, 160 ml lëng portokalli, 1 lugë çaji karafil, 1 lugë çaji sodë buke, 2 lugë çaji kanellë, 200 gr sheqer, 2 lëkura portokajsh, 900 gr miell, 2 lugë çaji pluhur pjekës

Përbërësit për shërbetin e ëmbëlsirës: 400 gr sheqer, 400 ml ujë, mjaltë, limon, fistikë për spërkatje

Përgatitja: Fillimisht sitim miellin mirë me pluhurin pjekës. Në një tas vendosim vajin e ullirit, vajin vegjetal, konjakun, kanellën, karafilin pluhur, sheqerin dhe lëkurën e portokallit. I përziejmë me tel dore derisa të shkrijë mirë sheqeri. Sodën e bukës e tresim tek lëngu i portokallit derisa të fillojë të aktivizohet dhe e shtojmë tek masa ku kemi vajin.

Shtojmë miellin në mënyrë graduale duke e përzier me tel. Më pas brumin e zemë me dorë. Pasi brumi është gati realizojmë topa të vegjël  mesatar të cilat nuk i punojmë shumë në mënyrë që të dalin sa më të buta dhe të përthithin mirë shërbetin. I vendosim melomakaronat në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. Sipër çdo melomakaroni bëjmë nga një kalim të lehtë me majën e pirunit dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 160⁰ C në ajër për 25 minuta. I lëmë të ftohen dhe i shërbetosim me shurupin e përgatitur me ujë, sheqer, mjaltë dhe lëng limoni. Në fund bëjmë një pudrosje me fistikë të grirë. /Gatimeshqiptare.com /Limit.al