Kemi dëgjuar shumë njerëz që duan të humbasin peshë të tepërt, por ka dhe shumë persona të tjerë që duan t’i fitojnë ato kilogramë.
Për disa njerëz, lufta për të shtuar disa kilogramë është edhe më e vështire sesa humbja e tyre. Arsyet për të synuar shtimin në peshë mund të jenë të ndryshme si: arsye shëndetësore, estetike, marrje me sport etj.
Gjithsesi nëse deshironi të shtoni në peshë, duhet ta bëni në mënyrë të shëndetshme. Çdo shtim peshe në mënyrë jo të duhur, mund të jetë me pasoja për organizmin.
Disa këshilla dietologjike për shtim peshe në mënyrë të shëndetshme:
Realizoni një pasqyrë gjaku,glukozën dhe hormone të gjendrës tiroide
Përjashtimi i faktorëve organik në konsultim me mjekun tuaj, është shumë i rëndësishëm dhe hapi i parë. Nëse keni nevojë për korigjim, atëherë duhet bërë në kordinim me mjekun tuaj para se të synojmë të shtojmë peshë në mënyrë të shëndetshme.
Mos prisni të shëndosheni brenda javës
Duhet të kuptoni se shtimi në peshë duhet të jetë gradual 0.5 -1 kg në javë, jo më shumë. Çdo pritshmëri tjetër do të ishte jo reale dhe me pasoja për shëndetin në përgjithësi.
Shtoni kaloritë por me kujdes
Nëse dëshironi që shtimi të jetë i shëndetshëm, duhet të filloni dhe t’i shtoni kaloritë me rreth 500 -700 kcal më shumë sesa ushqeheni normalish, nëse ndiqni këtë rrugë do të keni shtim peshe rreth 0.5 kg në javë. Është shumë e rëndësishme të marrim ushqime jo vetëm të pasura në kalori, por edhe në vlera ushqyese si vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë. Proteinat janë shumë të rëndësishme për funksionimin e organizmit tuaj dhe ndërtimin e muskujve. Nëse nuk merrni ushqim të mjaftueshëm me proteina, shtimi në peshë do të jetë i pamundur ose jo i shëndetshëm.
Shtoni vaktet e ushqimit gjatë ditës
Merrni 5 vakte ushqimore. Kjo duhet te realizohet duke ngrënë çdo 2-3 orë. Kjo është një mënyrë që të shtoni kaloritë. Marrja e 5 vakteve nuk nënkupton marrje të gjërave jo të shëndetshme. Në të gjitha vaktet provoni të merrni mjaftueshëm proteina dhe yndyra të shëndetshme.
Filloni aktivitetin fizik
Çdo shtim peshe i cili shoqërohet me ushqim të shëndetshëm dhe aktivitete fizike, është i dobishëm për organizmin. Filloni ushtrime fizike në fitnes ose ecje për 40 deri 60 min në ditë.
Përdorni oriz me ngjyrë kafe dhe makarona integrale./Familjadheshëndeti.com /Limit.al