FOTOLAJM/ KAOS në Leposaviç, automjeti i Njësisë Speciale përplas kamionin e vendosur si barrikadë! 4 policë të plagosur

KOSOVË-Vijojnë tensionet në veri të Kosovës. Raportohet se një automjet i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviç, për ta larguar nga rruga ku ishte vendosur. Qindra qytetarë kanë bllokuar Komunën përt të penguar kalimin e kryekomunarit.

Mediat raportojnë se një makinë e policisaë ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm të huliganëve serbë në veri të Kosovës. Siç shihet dhe nga pamjet asaj i janë thyer xhamat dhe është dëmtuar nga gurat dhe sendet e forta e hedhura ndaj saj.

Policia, Njësia Speciale dhe KFOR ndodhën në vendin komunat me shumicë serbe dhe po punojnë për largimin e turmave dhe normalizimin e situatës. Raportohet për katër efektivë të Policisë së Kosovës të plagosur. /Limit.al