EULEX-it i përfundon mandati më 14 qershor, çfarë pritet të ndodh më tej?

KOSOVË– Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje. Por, mandati i këtij misioni me ‘letra’ përfundon së shpejti. Mandati aktual i EULEX-it është për ta mbuluar periudhën deri më 14 qershor 2023 duke u bazuar në Vendimin e Këshillit CFSP 2021/904.

Telegrafi shkruan se janë duke u zhvilluar bisedime ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për të parë mundësitë e vazhdimit të misionit me edhe për një vit. Javën që vjen në Kosovë pritet të jetë një zyrtar shumë i lartë i Bashkimit Europian, i cili përfaqëson zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, Politikën dhe reagimin ndaj krizave në shërbimin evropian të veprimit të jashtëm.

Sipas Telegrafit EULEX-it pritet ti vazhdohet mandati por kjo nuk është konfirmuar deri në këto momente as nga Bashkimi Evropian në Bruksel e as nga institucionet e Kosovës. Ndryshe, në kuadër të mandatit të tij, ky mision i BE-së zhvillon aktivitete të monitorimit dhe ka funksione ekzekutive të kufizuara.

EULEX-i vazhdon t’i mbështetë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës. Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

Momentalisht Shef i Misionit është Lars-Gunnar Wigemark, ish diplomat nga Suedia dhe ka mbi 400 persona si staf. EULEX-i mbështetet nga të gjitha 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga pesë shtete kontribuuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara).

Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

Momentalisht Shef i Misionit është Lars-Gunnar Wigemark, ish diplomat nga Suedia dhe ka mbi 400 persona si staf. EULEX-i mbështetet nga të gjitha 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga pesë shtete kontribuuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara)./Limit.al