E PLOTË/ Breshëri plumbash drejt Policisë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës! Shkatërrohet banda e algjerianëve dhe sirianëve

KOSOVË– Breshëri plumabsh drejt Policisë në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë, Greqisë, Kosovës dhe Serbisë. Raportohet se shtatë sirianë dhe algjerianë, të cilët merreshin me trafikim të qënieve njerëzore kanë hapur zjarr mbi efektivët e Policisë pasi këta të fundit u bënë thirrje të ndalonin. Gjashtë prej anëtarëve të bandës kriminale janë vënë në pranga ndërsa një tjetër arritiur ti shpëntonte ndjekjes, e cila zgjati disa orë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga plumbat.

Të arrestuar:

  1. Ayoub Bahhoo
  2. Muhaned Nasir
  3. Nagid Alabdahah
  4. Muhamed Shehab
  5. Mohamed Radawin
  6. Rabii Lqadi

Në kërkim:

  1. Sultan Grimashi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth trafikantëve të klandestinëve që qëlluan me armë. Për mediat Latif Hoxha, shef i sektorit të operatores për mbikëqyrjen e kufirit Kosovë-Shqipëri tha se drejt efektivëve u qëllua nga 50-100 metra largësi. Për personin e shpallur në kërkim, thotë se është personi kyç dhe e njohin pasi ka qenë i arrestuar edhe më parë.

Latif HoxhaDje, rreth orës 11 kemi pranuar informacion se në drejtim të territorit të Kosovës janë 6-7 persona të armatosur.  Jemi udhëzuar që të organizojmë operacionin në terren. Në mesin e tyre ishte edhe personi kyç që është i njohur por s’mund të japim detaje. Personat e dyshuar kanë parë në policinë dhe kanë gjuajtur në vijën kufitare, distanca 50-100 metra. Kanë pasur gjuajtje nga armë të ndryshme. Kanë qenë grup i organizuar. Personi i shpallur në kërkim ka qenë i proceduar më parë nga policia shqiptare dhe kosovare, si dhe ka qenë i arrestuar. Personat që kanë qenë duke ardhur, në momentin e takimit vizual me policinë e Kosovës, janë kthyer nga policia shqiptare, ndaj të cilëve kanë gjuajtur. Në pamundësi për t’u futur në Kosovë e për t’u kthyer mbrapa kanë përdorur gjuajtjet për të shpëtuar. Në momentin e parë janë ndaluar 3 persona nga ana e policisë së Shqipërisë. 4 të tjerë ikën në pjesën e sipërme, në atë të vështirë malore, është krehur tereni në të dyja anët. Në pjesën e Shqipërisë kanë qenë të përfshira të gjitha njësitë. Më vonë nga policia shqiptare kemi marrë konfirmimin se janë arrestuar dhe 3 të tjerë. Ne nuk kemi gjuajtur. Vetëm ata kanë gjuajtur.   Me fenomenin e trafikimit me emigrantë, gjatë viteve të fundit jemi ballafaquar me disa raste por jo të jetë gjuajtur ndaj nesh. Duke nisur nga viti i kaluar, përforcimi nga policia shqiptare dhe policia jonë kanë shkaktuar te kontrabanduesit një formë ngritje të rrezikshmërisë ndaj nesh. Kjo ka ndodhur vitin e kaluar por aty ishte diçka mes tyre, jo gjuajtje ndaj policisë. Është qëlluar ndaj nesh por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISË SHQIPTARE:

Morinë, Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Strukturimi”. Në operacion, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, Policia Kufitare e DVKM Kukës dhe Policia e Kosovës. Goditet një grup i strukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion final shtetet e BE-së.

Të armatosur organizonin dhe drejtonin veprimtarinë kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta, përmes kufijve të gjelbër, mes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, vihen në pranga 6 shtetas sirianë dhe algjerianë, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër algjerian. Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, disa prej këtyre shtetasve kanë hapur zjarr ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë. Pas disa orësh ndjekje nga shërbimet e Policisë vendore dhe kufitare të Kukësit, duke koordinuar veprimet me Policinë Kufitare të Kosovës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 6 prej tyre, si dhe shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të PKK Morinë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një grup të mirëstrukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte këtë veprimtari kriminale, kundrejt fitimeve, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Strukturimi”.

Në fshatin Morinë, në kufirin e gjelbër me Kosovën, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar grupin e shtetasve të huaj që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit. Shërbimet e Policisë iu kanë bërë thirrje këtyre shtetasve, që të ndalojnë, por disa prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë./Limit.al