Shiste armë zjarri për 500 mijë lekë, arrestohet efektivi i Policisë Skrapar, u kap në flagrancë me një automatik

Një efektiv policie u arrestua në Skrapar, pasi akuzohet për shitje armësh.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vuri në pranga policin Dritan Nano, me akuzën e shitjes së armëve.

Nano me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar dyshohet për veprën penale ‘Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit’.

Sipas AMP, efektivi u ndalua pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 500 mijë lekësh, ndërkohë që gjatë arrestimi iu gjetën dhe sekuestruan 1 automatik.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

AMP ndalon punonjësin e policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ndaloi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor D.N., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat./Limit.al