E hënë, 23 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kryekomunarët shqiptarë marrin detyrën në dy komunat me shumicë serbe

KOSOVË– Janë betuar këtë të enjte dy kryetarët e rinj të komunave Zveçanit dhe Zubin Potokut. Në komunën e Zveçanit, kryetari i zgjedhur Ilir Peci u betua në shkollën “Isa Boletini”. Përpos kryetarit janë betuar edhe asambleistët e kësaj komune.

Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit Ilir Peci vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Pak minuta para tij është betuar edhe kryetari i ri i Zubin Potokut Izmir Zeqiri.

Zeqiri gjatë betimit të tij në Çabër tha se do t’i kryejë detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat me nder, besnikëri dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë.

Pas betimit, ai para asamblistëve kërkoi që të jenë të gjithë në nivel të përgjegjësisë më të lartë duke iu ofruar shërbimet qytetarëve të Zubin Potokut pa asnjë dallim.

Izmir Zeqiri: Uroj që të jemi bashkë në punët dhe përgjegjësit tona, të jemi sa më të fokusuar që të zbatojmë ligjin e Republikës së Kosovës në tërë territorin e komunës së Zubin Potokut.

Të fundit

  1. Muzikë

    Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politike
  2. Këngë

    Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj
  3. Shëndetësi

    A e dini se si ndikon kafja në tretje dhe në bakteret e zorrëve?
  4. Aktualitet

    5 qytetet më të lumtura për turistët, por kush e kryeson renditjen?
  5. Shëndetësi

    Shifra alarmante! Mungesa e hekurit prek mbi 1 miliard njerëz por pse zbulohet kaq vonë?

Më shumë nga Bota