Kek i freskët me fruta

Përbërësit: 350 gr çokollatë e zezë, 3 lugë qumësht, 150 gr biskota me gjalpë, 120 gr gjalpë i ftohtë nga frigoriferi, 120 gr sheqer pluhur, 1 bustinë vanilje, mjedra, boronica ose fruta të freskëta sipas dëshirës

Përgatitja: Tretim çokollatën bashkë me qumështin në një tenxhere të vogël në nxehtësi mesatare duke e përzier vazhdimisht me lugë druri. E heqim nga zjarri dhe pas 5-6 minutash shtojmë sheqerin pluhur, vaniljen dhe gjalpin në copa të vogla, duke i përzier me shpejtësi me lugë druri.

Copëtojmë biskotat në thërrime dhe i shtojmë te tasi ku kemi çokollatën. Në tavën me letër furre hedhim gjysmën e kremit, fruta dhe përsëri krem.

E mbulojmë me letër kuzhine që të mos marrë erërat e frigoriferit. E lëmë të ftohet për një natë në frigorifer.

E nxjerrim nga frigoriferi 10 minuta para se t’i shërbejmë.

T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com /Limit.al