Fredi Beleri në burg për blerje votash, KQZ i jep mandatin si kryebashkiak i Himarës

Edhe pse aktualisht ndodhet në qeli, për akuzën e blerjeve të votave, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka hezituar t’i japë mandatin si kryetar bashkie i Himarës, Fredi Belerit.

Kandidati i koaliconit ‘Bashkë Fitojmë’ për kryebashkiak të Himarës, u arrestua vetëm 2 ditë përpara zgjedhjeve vendore të Majit, me urdhër të Prokurorisë së Vlorës, pas hetimeve të lindura për dyshime për blerje votash.

KQZ certifikoi rezultatin zgjedhor për bashkinë Himarë, gjë që shpall zyrtarisht si kryetar bashkie Fredi Belerin, i cili mposhti në garën zgjedhore Jorgo Goron e Partisë Socialiste.

Po në të njëjtën ditë Fredi Beleri dhe i ndaluari tjetër Pandeli Kokaveshi kanë paraqitur ankimimin në Apelin e Gjytës së Posaçme, duke kërkuar lirimin nga burgu, ku qëndrojnë prej datës 12 maj. Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë, që t’a përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndërkohë, Kokaveshi i kërkon Apelit të Posaçëm masë më të butë sigurie se ‘Arresti me burg’, me pretendimin se situata e tij shëndetësore i rrezikon jetën në qeli./Limit.al