Nga 199 vendet në listë të përpiluar nga firma konsulente Nomad Capitalist, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zënë vendin e parë për vitin 2023.
Të gjitha vendet u renditën sipas pesë kritereve: mundësitë e udhëtimit pa viza, taksimi i qytetarëve, mundësitë e dyshtetësisë, perceptimi dhe liria personale.
Gjetjet e tyre zbuluan se, pavarësisht renditjes së 35-të vitin e kaluar, pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe është bërë pasaporta më e mirë për të pasur në vitin 2023.
Kërcimi i saj i madh në renditje është për shkak të ndryshimeve të fundit që vendi ka bërë për të lejuar të huajt të aplikojnë për shtetësi të dyfishtë , plus klimën e tij ‘miqësore për biznesin’, sistemin e tij tatimor dhe liritë e udhëtimit që ofron.
Këto janë 10 pasaportat më të mira në botë për vitin 2023, sipas Nomad Capitalist:
Emiratet e Bashkuara Arabe
Luksemburgu
Zvicra
Irlanda
Portugalia
Gjermania
Republika Çeke
Zelanda e Re
Suedia
Finlanda