Përbërësit: 500 gr fileto viçi, 300 gr boronica, 2 lugë gjelle uthull balsamike, 2 lugë gjelle sheqer, kripë, piper i zi, vaj ulliri
Përgatitja: Vendosim fileton e viçit në një dërrasë ose në tavolinen e punës. E spërkasim me kripë, piper, vaj ulliri dhe e masazhojmë lehtësisht nga të gjitha anët.
E lidhim me një spango kuzhine, e cila nuk do të lejojë që forma e filetos të prishet gjatë gatimit.
Nxehim një tigan në zjarr dhe vendosim fileton e viçit duke e lënë nga secila anë ekzaktësisht 3 minuta të gatuhet. Në këtë mënyrë në sipërfaqe krijohet një kore e cila nuk lejon që lëngjet e mishit të dalin jashtë dhe mishi të thahet.
Një hap shumë i rëndesishëm është që pas gatimit, ta mbulojmë fileton e viçit me letër alumini dhe ta lëmë të pushojë për rreth 5 minuta. Ndërkohë që mishi pushon përgatisim salcën e boronicave.
Si fillim hedhim boronicat në tigan dhe i gatuajmë në zjarr mesatar për 5 minuta duke i përzier herë pas here. Shtojmë sheqer, uthullën balsamike dhe vazhdojmë përzierjen edhe për pak minuta.
Ndërkohë që mishi ka pushuar, eleminojmë letrën e aluminit, heqim spangon e kuzhinës dhe e presim në feta.
E shërbejmë të shoqëruar me salcën e boronicave dhe sipas dëshirës me një gotë verë të kuqe.
T’ju bëjë mirë! /Unëgatuaj.com /Limit.al