–Asociacioni i komunave serbe i pa arsyetueshëm, i pa nevojshëm dhe i rrezikshëm–
Nga MSc. Agim ALIÇKAJ – Amerikë
Në Senatin Amerikan u mbajt seancë dëgjimorejashtëzakonisht e rëndësishme për të trajtuar situatën dhevlerësuar politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.
Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, senatoriBob Menendez u dëshmua të jetë simboli i drejtësisë dhemadhështisë amerikane sot, njësoj si Presidenti Biden në ditëte tij në Senat, senatorët Bob Dole dhe John McKane, si dhekongresmenët Tom Lantos dhe Ben Gilman.
Mbajtja e një seance dëgjimore të këtij niveli dherëndësie është e mundur vetëm në vendin më të drejtë dhe mëdemokratik në botë, në vendin ku edhe kombet e vogla mundtë gjejnë drejtësi dhe mbrojtje, SHBA.
Serbia u trajtua për atë që është, një shtet kriminalautoritar, agresor i luftës dhe agresor në paqe, i orientuar fort drejt Rusisë dhe Kinës. Përderisa Kosova është një vend demokratik në ndërtim, viktimë e luftës dhe viktimë në paqe, me orientim të qartë për BE dhe SHBA, Serbia dhe Rusia janëtë angazhuara shumë për të destabilizuar BallkaninPerëndimor, kundër interesave strategjike amerikane dheevropiane.
Komentet dhe pyetjet e Senatorit Menendez ishin tëqarta, të drejtpërdrejta, të drejta dhe shumë të vlefshme përzgjidhjen e problemit ballkanik dhe të ardhmen e tij nëEvropë. Këto janë pyetjet e shqiptarëve dhe njerëzve të tjerëpaqedashës, të cilët janë të zhgënjyer nga padrejtësia e hapurndërkombëtare ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.
“Ne po shohim presionin të madh ndaj Kosovës dheasnjë presion ose shumë pak ndaj Serbisë. Nuk shoh asnjëgaranci që Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të bëhet njëRepublika Srpska tjetër, e cila do ta bënte Kosovën shtetjofunksional, sikurse Bosnja! Të njëjtën pyetje i bëra zotitEscobar një vit më parë dhe nuk mora asnjë përgjigje tëkënaqshme”.
Ai vazhdoi të parashtrojë në detaje situatën reale nëBallkanin Perëndimor.
Njëra palë në dialog nuk po merr pjesë me mirëbesim. Vuçiq ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit dhe ka shprehur mospajtime me të menjëherë. Ai thotë një gjë për tëqetësuar liderët perëndimorë dhe një tjetër për publikun serbpërmes mediave të kontrolluara. Serbia tashmë e ka thyermarrëveshjen duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës nëKëshillin e Evropës dhe duke inkurajuar bojkotimin e zgjedhjeve komunale nga pakica serbe.
Serbia po refuzon të vendosë sanksionet e demokraciveperëndimore ndaj Rusisë, ka lidhje të ngushta me Rusinë dheka miratuar një vizion të “Serbisë së madhe” në përputhje me “Rusinë e madhe” të Putinit. New York Times Magazine raporton për ndërlidhjen e Vuçiqit dhe qeverisë së tij me bandat kriminale serbe.
“Unë jam informuar nga krerët e Luginës së Preshevëspër diskriminimin e shqiptarëve etnikë atje. Identiteti i tyre po shlyhet përmes pacifikimit të adresave. Çfarë po bëhet përkëtë? Po ashtu, çfarë po bëhet për të bindur pesë vendetevropiane që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë”.
“Ne duhet të kërkojmë zgjidhje të drejtë dhe tëqëndrueshme, jo ndonjë zgjidhje të përkohshme që favorizonnjërën palë. Synimi ynë duhet të jetë një marrëveshjepërfundimtare e bazuar në njohjen reciproke, asgjë tjetër”, konkludoi z. Menendez.
Ishte domethënëse që këshilltari i lartë në Departamentine Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet, dhe i dërguari përBallkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dy diplomatë me përvojë të madhe, në dëshminë e tyre shprehën mbështetjen e tyre të fortë dhe të palëkundur për pavarësinë, integritetinterritorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ata theksuan se nuk do të pranojnë krijimin e një “RepublikaSrpska” në Kosovë.
Mirëpo, ata nuk arritën të shpjegojnë se përse nevojitetAsociacioni i komunave serbe pasi që minoriteti serb po igëzon jo vetëm të gjitha të drejtat, por edhe privilegjet si asnjëminoritet tjetër në botë. Duket qartë se është i nevojshëmvetëm për të kënaqur dhe qetësuar kriminelët dhe shovinistëtserbë.
Shpjegimi i zotit Escobar se Marrëveshja për Asociacionështë një detyrim ndërkombëtar i pranuar nga Kosova 10 vjetmë parë, se nuk duhet konsideruar si favor për Serbinë, se do t’ua marrë argumentin dhe do të vërë minoritetin serb nënkontroll nga Kosova, është naiv dhe pa kurrëfarë baze.
Realiteti është se kjo Marrëveshje nuk është ratifikuarasnjëherë nga Parlamenti serb dhe se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur atë jokushtetuese. Serbia ka thyershumicën e marrëveshjeve të nënshkruara. Kërkesa përAsociacion është një parakusht serb i planifikuar me kujdes, shumë i rrezikshëm, i cili nëse pranohet, do të pasohet ngaparakushte të tjera të pafundme. Është vegël, dëshirë dhepërpjekje serbe për ta shkatërruar Republikën e Kosovës.
Z. Escobar është mire të marrë këshilla direkte ngaPresidenti Biden, i cili e di më mirë se kushdo se si politikanëtserbë gënjejnë, mashtrojnë, shtiren, nxisin dhe manipulojnë. Ose, ai duhet të lexojë deklaratën e babait serb Dobrica Cosiqpër talentin e tyre për të gënjyer, gjë që, sipas tij, i ka shpëtuarshumë herë në histori. Ata janë mjeshtrit e viktimizimit.
Ishte e paprecedentë që z. Chollet pranoi se artikulli iNew York Times Magazine për ndërlidhjen e Vuçiqit dheqeverisë së tij me bandat kriminale në Serbi dhe në veri tëKosovës është i vërtetë. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje tëshpjegonte se si ata mund të konsiderohen partnerë tëbesueshëm për të punuar dhe zbatuar marrëveshjet. Ai tha se ne i kemi paralajmëruar për këtë dhe se do t’i mbajmë sytëhapur në kontaktet tona. Megjithatë, kjo nuk dukej të ishte njëpërgjigje e kënaqshme.
Pjesa më shqetësuese dhe zhgënjyese e dëshmisë ishtekur z. Chollet dhe z. Escobar po përpiqeshin të fajësonin tëdyja palët për mungesë bashkëpunimi dhe zbatimi, gjë qëthjesht nuk është e vërtetë. Është e qartë se vetëm njëra anëështë duke krijuar të gjitha problemet. Është Serbia shoviniste, fashiste, raciste dhe hegjemoniste.
Ky është vazhdimi i politikës së dështuar evropiane tëqetësimit të agresorit dhe fajësimit të barabartë të viktimës. E gjithë kjo për arsye gjeopolitike dhe shpresa të rreme se Serbia do të braktisë Rusinë, gjë që nuk do të ndodhë kurrë.
Mund të konstatohet se kjo seancë dëgjimore ishte njëngjarje historike që jep shpresë për një zgjidhje të drejtë dhetë përhershme të problemeve ballkanike. Njohja reciproke dhepërfshirja graduale në strukturat evropiane dhe në sistemin e mbrojtjes së NATO-s është e vetmja rrugë përpara.
Nga ana tjetër, ka shumë gjasa që, me marrëveshje osejo, me njohje ose jo, Serbia do të jetë burim i përhershëmdestabilizimi dhe kërcënim për paqen në Evropë. Përgjigja e vetme është ta bëjmë Kosovën të fortë ekonomikisht dheushtarakisht në mënyrë që kriminelët serbë të mos guxojnëkurrë të sulmojnë Kosovën apo ndonjë shtet tjetër ballkanik.
Falenderime të veçanta për drejtuesit legjendar të LigësQytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, anëtarët e Bordit të Ligës dhe të gjithëmbështetësit e tjerë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëmpër çështjen shqiptare në Washington! Jam thellësisht inderuar dhe jashtëzakonisht i lumtur që jam pjesë e këtyrepërpjekjeve Nobel në interes të kombit tonë për më shumë se 32 vjet.