Cikalleshi fenomenal në Arabi, bomberi kuqezi i bën të gjitha, shënon gol, fiton penallti dhe asiston 2 herë

Sokol Cikalleshi po kalon një formë të jashtëzakonshme në kampionatin e Arabisë Saudite. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij të Al-Khaleej në transfertë ndaj Al-Wehda me rezultatin 1-4.

Bomberi kuqezi ishte fenomenal në këtë përballje, duke realizuar 1 gol, dhënë 2 asiste për shokët e ekipit dhe fituar një 11-metërsh.

32-vjeçari fillimisht dha një pas për shokun e skuadrës në minutën e 18-të.

Kavajasi shënoi në minutën e 58-të nga pika e bardhë e penalltisë, një 11-metërsh që e kishte fituar po vetë ai.

Cikalleshi u bë sërish protagonist në minutën e 66-të. Futbollisti i përfaqësueses sonë dhuroi asistin e dytë në këtë sfidë, duke ndihmuar skuadrës në arritjen e triumfit me shifrat 4-1.

Me këtë paraqitje fenomenale, Sokol Cikalleshi shkoi në kuotën e 10 goalave në kampionatin arab, teksa numëron edhe 3 asist.

Skuadra e Al-Khaleej ndodhet në vendin e 14-të, duke grumbulluar 27 pikë.

Falë edhe kontributit të jashtëzakonshëm të Cikalleshit, klubi po arrin të objektivin për qëndrimin në elitën e futbollit saudit./Limit.al