Përbërësit: 8 biskota savoiardi
Përbërësit për të lagur biskotat: 1/2 gote ujë, 2 lugë sheqer, lëngu i një limoni
Përbërësit për kremin: 250 gr maskarpone, 3 lugë sheqer, 200 ml pana, lëkura e grirë e 2 limonëve
Përgatitja: Si fillim përgatisim lëngun ku do të lagim biskotat. Bëjmë bashkë ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit. E vëmë në zjarr sa të shkrihet i gjithë sheqeri dhe e lëmë mënjanë të ftohet.
Më pas maskarponen e kalojmë në një tas dhe e përziejmë pak që të bëhet më kremoze. Në një tas tjetër rrahim panën me sheqerin derisa të bëhet shkumë e qëndrueshme. Bashkojmë panën me maskarponen duke i përzier në mënyrë delikate. Në fund i shtojmë kremit lëkurën e dy limonëve.
Fillojmë me mbushjen e gotave duke i shtuar pak krem në fund, biskotat e njomura dhe pak krem përsëri. I shtojmë përsëri edhe një shtresë me biskotat dhe në fund farë krem.E lëmë në frigorifer, mundësisht gjithë natën.
Tiramisu-ja e freskët është gati.
T’ju bëjë mirë! /Limit.al