KOSOVË– Pesë vëllezër kanë përfunduar në prangat e Policisë së Prishtimës një ditë më parë pasi sulmuan me armë zjarri Policinë gjatë një tentativë grabitjeje. Ngjarja u raportua vetëm këtë të dielë në media pas njoftimit të Policisë. Raportohet
Raportohet se vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë. Më tej, me vendim të prokurorit, policia ka kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas marrjes në pyetje, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
NJOFTIMI I POLICISË:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM DHE VJEDHJE GRABITQARE & ARMËMBAJTJE PA LEJE/Lagja Përroi i Njelmët, rr. Okarina, Prishtinë 20.05.2023-21:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullte.