Një sipërmarrës kanadez ka propozuar një projekt prej 5 milion dollarësh në Dubai për të ndërtuar një hotel në formën e hënës, citon “Daily Mail”.
Projekti i ri i Michael Henderson, i quajtur thjesht “HËNË”, do të jetë njësoj si hëna e vërtetë që turistët të mund ta vizitojnë pa pasur nevojë të shkojnë vërtet në hënë.
Projekti që propozon Henderson përfshin një strukturë sferike, të kompletuar me një hotel prej 4,000 dhoma, një arenë të aftë për të pritur 10,000 njerëz dhe një ‘shërbim hënor’ që do t’u jepte mysafirëve ndjesinë e ecjes në të vërtetë në Hënë.
Plani i Henderson do të shkoj një hap më tej në krahasim me projektet e tjera në formë globi, si MSG Sphere , një kupolë prej 2.3 miliardë dollarësh e mbuluar me ekrane LED, që do të hapet në Las Vegas gjatë këtij viti.
Struktura e tij do të jetë plotësisht sferike dhe mund të ndriçohet në mënyrë alternative si një hënë e plotë ose gjysmëhëne.