Serbia në KËMBË, mijëra persona protestojnë KUNDËR Vuçiç: Dorëhiqu

SERBI– Serbia në këmbë. Mijëra qytetarë janë ngritur në këmbë kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç këtë të premte në Beograd. Nën sloganin ”Serbia kundër dhunës”, serbët vërshuan në rrugët e kryqytetit.  Protesta është organizuar nga partitë opozitare të Serbisë. Arsyeja për organizim të protestës në Beograd është zhgënjimi me reagimin e autoriteteve, pas dy vrasjeve masive që kanë ndodhur në Serbi, në muajin maj, në të cilat janë vrarë 18 persona.

Fillimisht qytetarët u mblodhën para selisë së Parlamentit dhe më pas u nisën drejt pallatit presidencial ku dhe kërkuan dorëheqjen e tij. ”Vuçiç dorëhiqu” bërtisnin njëzëri poshtë zyrës së presdidentit serb. Po ashtu protestuesit u mblodhën edhe përpara objektit të Qeverisë së Serbisë.

Një ditë më parë Parlamenti i Serbisë është mbledhur për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend, dhe shkaqet që kanë çuar në dy vrasjetqë jabvë më parë tronditën Serbinë. Mbajtja e një seance të tillë ka qenë kërkesë e protestuesve në marshet e kaluara. Në mesin e kërkesave tjera ka qenë dorëheqja e ministrit të Policisë, Bratislav Gashiç dhe e drejtorit të Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Aleksandar Vulin.

Pas tragjedisë që ka ndodhur në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, Branko Ruzhiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Edukimit.  Më 3 maj, një nxënës 13-vjeçar vrau me armë zjarri tetë nxënës dhe një roje sigurimi, si dhe plagosi gjashtë nxënës tjerë dhe një mësues.  Një ditë më vonë, më 4 maj, në fshatin Dubona, afër Beogradit, një 21-vjeçar, ekzekutoi tetë persona, dhe la të plagosur 14 persona tjerë./Limit.al