MALI I ZI-Pavarësisht humbjes në zgjedhje dhe karrierës së gjatë në politikë për më shumë se dy dekada, Milo Gjukanoviç, Presidenti në ikje i Malit të Zi dhe pse do të largohet nga zyra e Kreut të Shtetit nuk do të ikë nga politika.
Këtë e ka bërë me dije vetë ai në konferencësn e fundit të tij si President. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat Gjukanoviç u shpreh se gjithë jetën ia kushtuar shtetin malazez dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.
Milo Gjukanoviç: Unë nuk po tërhiqem nga politika, ia kam kushtuar jetën zhvillimit të Malit të Zi. Nga çfarë të tërhiqem. Ia kushtova jetën zhvillimit të BE-së në Mal të Zi. Unë jam një qytetar i përgjegjshëm dhe do të vazhdoj ta mbështes atë politikë në këtë cilësi. Gjithçka që i nevojitet asaj politike do ta ketë mbështetjen time.
Sipas Gjukanoviç qeveria e kryeministrit në detyrë Dritan Abazoviç do të mbahet mend “për shkak të mosveprimit dhe vendimeve të dëmshme” si më e keqja në historinë e jetës politike në Mal të Zi.
Milo Gjukanoviç: Me sa duket, politika e çlirimit çoi në kolapsin e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe sistemeve të financave publike. Integrimi evropian u ndal dhe besueshmëria e Malit të Zi si partner i NATO-s u vu në dyshim. Reputacioni i ndërtuar me mundim të vendit ishte tronditur rëndë.