Përbërësit: 500 gr djathë Mascarpone, 6 vezë të freskëta (të verdhat veç nga të bardhat) 120 gr sheqer, 5-6 filxhanë kafeje ekspres të vakët ku kemi tretur 2 lugë sheqer, 300-400 gr biskota Savoiardi, kakao e hidhur për spërkatje
Përgatitja: Rrahim me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve dhe sheqerin derisa të bëhen si shkumë, afërsisht pesë minuta.
Djathin Mascarpone e punojmë pak me pirun ose me lugë që të bëhet si krem dhe e shtojmë në tasin me të verdhat e vezëve. Vazhdojmë ta përziejmë me rrahësin elektrik 1-2 minuta.
Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, i shtojmë tek tasi i kremit dhe i përziejmë me kujdes nga poshtë lart me spatula ose me lugë druri. Biskotat i lagim te kafeja e vakët (nuk duhet të qullen shumë) dhe i vendosim në tavë pranë njëra-tjetrës duke krijuar një shtresë, hedhim sipër një shtresë me krem, vazhdojmë me një shtresë tjetër biskotash me kafe dhe përsëri një shtresë kremi. E spërkasim me kakao të hidhur, e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë në frigorifer për një natë.
Sipas dëshirës, në momentin që e shërbejmë mund ta zbukurojmë me çokollatë të zezë të copëtuar.
T’ju bëjë mirë! /Living.al /Limit.al