Përbërësit: 250 gr miell, 200 gr sheqer, 150 ml vaj luledielli, 1 pako fryrës për ëmbëlsira, 4 vezë, 50 gr bajame të grira, boronica

Përgatitja: Si fillim përziejmë vezët me sheqerin, shtojmë miellin dhe fryrësin e ëmbëlsirës. Më pas vajin dhe bajamet e grira. Sipas dëshirës mund të shtoni dhe pak qumësht, ndërsa në fund hedhim boronicat.

Pas përzjerjes, tavën e kekut e vendosim për pjekje në 180 gradë për rreth 30-35 minuta. /Dritare.net /Limit.al