Imazhet e burrit dhe gruas ‘ideale’ janë prodhuar nga inteligjenca artificiale dhe rezultatet janë pak shqetësuese.

Imazhet u krijuan përmes analitikës së angazhimit në mediat sociale, duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale për të deshifruar miliarda foto ku njerëzit përshkruhen si “të bukur”.

Gjetjet u monitoruan nga Projekti “Bulimia”, një grup ndërgjegjësimi për çrregullimet e të ngrënit. Ata thonë se këto pamje mund të jenë shqetësuese për personat që nuk kanë tipare dhe trup të tillë. Gati 40 për qind e imazheve që tregonin femrat “perfekte” ishin bionde, 30 për qind kishin sy kafe dhe mbi gjysma kishin lëkurë në ngjyrë ulliri.

Ndërkohë, imazhi i trupit ideal mashkullor shfaqte meshkuj të mëdhenj bodybuilder, me muskuj që duken në gjithë trupin.