Përbërësit: 150 gr kastravec, 2 kivi, 150 ml lëng molle, 2 lugë mjaltë, 1 banane e madhe, një grusht gjethe menteje
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit, përveç kivit, në një blender dhe rrihini mirë derisa të bëhet një masë homogjene. Më pas shtoni kivin dhe i rrihni edhe për disa sekonda. Më pas hidheni përzierjen në gota dhe pijeni menjëherë.
T’ju bëjë mirë! /abcnews.al /Limit.al