Joga është një sistem gjithëpërfshirës për zhvillimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Me anë të jogës dhe ushtrimeve të saj, ne mund të forcojmë kujtesën tonë.

Ja si ta kryejmë këtë ushtrim të thjeshtë, natyral dhe shumë të dobishëm

Fillimisht qëndroni drejt dhe prekeni qiellzën e sipërme të gojës me gjuhë. Ngrijeni dorën e majtë derisa të jetë para fytyrës. Më pas prekni pjesën e butë të veshit të djathtë me gishtin e majtë të dorës. Aty është një pikë e cila i korrespondon hemisferës së majtë të trurit. Të njëjtën procedurë bëjeni edhe me dorën e djathtë, pasi e njëjta procedurë do të korrespondojë me hemisferën e djathtë të trurit.

Në hapin tjetër, dora e djathtë duhet të kryqëzohet mbi dorën tuaj të majtë. Merrni frymë thellë dhe uluni në pozitën squat, më pas lironi frymën dhe kthehuni në pozitën fillestare. Nëse kërkoni rezultate të mira duhet që këtë ushtrim ta bëni përditë. /WordPress.com /Limit.al