TIRANË-Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Durrrësit ku fituese me një rezultat të thellë votash përpara ka dalë kryebashkiakja aktuale Emiriana Sako, e cila kandidoi përballë kandidatit të koialicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara. Sako ka korrurr një fitore me 9811 vota më shumë se kundërshtari i saj.
Ndërkohë dhe Shijaku pritet që të ngjyroset me ngjyrat e Partisë Socialiste pasi deri më tani raportohet se kandidati i Partisë Soicialiste Elton Arbana kryeson bindshëm rezultatin me më shumë se katër mijë vota para kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rezart Tusha.
Ndërkohë që dhe në Rrogozhinë ka përfunduar procesi i numërimit të votave ku fitues është shpallur socialisti Edison Memolla, i cili garonte përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha. Në këtë bashki diferencës që dhe i dha fitoren Memollës e kanë bërë votat e të burgosurve të burgut të Rrogozhinës të cilët votuan për Edison Memollën, duke i dhënë 92 vota ndërsa Hoxhës 12.
Ndërkohë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka shpresë për një fitore në bashkinë e Kavajës pas përmbysjes së rezultatit nga ana e Fisnik Qosjes. Raportohet se Qosja ka kaluar në avantazh kundrejt socialistit Redjan Krali, i cili kryesonte deri pak minuta më parë. Deri më tani Qosja ka grumbulluar 6859 vota ndërsa Krali 9717 vota. Ndërkohë nuk raportohet për tensione./Limit.al