PS 7 me 0 opozitës në Elbasan! Gjirokastra besnike të majtës! Memaliaj ‘ngjyroset’ BLU

TIRANË– Elbasani ka regjistruar një fitore historike në favor të Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të 14 majit të mbajtura një ditë më parë. Raportohet se qytetarët e Elbasanit kanë regjistruar një rezultat 7 me 0 në favor të të majtëve. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasani Luçiano Boçi humbi thellë përballë kryebashkiakut socialist Gledian Llatja. Ky i fundit mori 56.06% të votave kundrejt 43.94% të kundërshtarit të tij Luçiano Boçi, i cili mori 27683 vota, e ndërsa Gledjan Llatja 35575 vota.

Në Cërrik, socialisti Andis Salla ka fituar me 8444 vota. Ndërsa kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Servet Duzha mori 3416 vota.

Në Librazhd, PS ka fituar bindshëm përballë koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Mariglen Disha ka marrë 10364, e ndërsa kundërshtari i tij, Shefki Çota ka marrë 3557, duke humbur me një diferencë prej gati 7000 votash.

Në Peqin, Bukurosh Maçi i Partisë Socialiste ka fituar përballë Mustafa Pashjas nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Në Gramsh socialistët fituan me kandidatin Besion Ajazi, i cili mori 6263 vota, ndërsa kundërshtari i tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Hasim Çekrezi, 5629 vota.

Belshi fitoi me kandidatin Arif Tafani, i cili mori 4536 vota ndërsa Bedri Qypi mori 4495 vota. Edhe në Prrenjas socialistët fituan bindshëm me Nuri Belba, i cili mori 6733 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 4040 vota.

Dhe në qarkun e Gjirokastrës Partia Socialiste ia doli të fitonte bindshëm por jo në të gjitha bashkitë. Memaliaj ishte e vetmja bashki në këtë qark që u fitua nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Memaliaj, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Albert Malaj është shpallur fitues me 52.75 %, ndërsa Gjolek Guci i PS-së ka marrë vetëm 47.25 %.

Në Bashkinë Dropull, Dhimitraq Toli i Partisë Socialiste mori 81.25%, ndërkohë që rivali i tij më i afërt Thanas Maneka i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 14.87% të votave, ndërsa Kosta Garo nga Nisma Thurje ka marrë vetëm 3.88% të votave.

Në Bashkinë e Përmetit Partia Socialiste me kandidaten Alma Hoxha 76.78 % të votave. Rivali i saj Edmond Komino nga “Bashkë Fitojmë” mori vetëm  23.22% të votave, ose 1336 vota.

Në bashkinë e Tepelenës kandidati socialist Tërmet Peçi ka fituar me 82.67 %. Rivali tij Baftjar Imeri i “Bashkë Fitojmë” ka fituar me 10.33 %, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 7.00 %.

Në Bashkinë Këlcyrës ka përfunduar numërimi. Kandidati i Partisë Socialiste Klement Ndoni ka fituar me 49.33 %, kundrejt kandidatit të BF-së Arjan Kasaj i cili ka marrë 47.32 %, ndërsa Adriatik Spahiu ka marrë 3.35 %.

Në Bashkinë Libohovës ka përfunduar procesi i numërimit dhe fitues është shpallur Leonard Hide i Partisë Socialiste me 52.64 %, ndërsa kandidati i ‘Bashkë “Fitojmë’ ka marrë Adil Xhelili ka marrë 47.36 %./Limit.al