Ballina Kryesore Celuliti- Çfarë është dhe si të shpëtojmë prej tij

Celuliti- Çfarë është dhe si të shpëtojmë prej tij

Celuliti është një problematikë e lëkurës, që shfaqet zakonisht në zonën e barkut, në këmbë dhe në vithe.

Celuliti është i pranishëm në 4 grada:

  • Grada zero- lëkurë e lëmuar dhe nuk ka gropa celuliti kur ushtrohet presion.
  • Grada e parë- lëkurë e lëmuar dhe pa gropëza si në qëndrimin në këmbë, ulur ose dhe shtrirë,por krijohet celulit kur i ushtrojmë presion.
  • Grada e dytë- lëkura mund të jetë e butë kur jeni në pozicion shtrirë, por krijohen gropëza celuliti.
  • Grada e tretë- gropëzat e celulitit shfaqen si në qëndrimin shtrirë, ulur ose në këmbë.

Cilat janë faktorët ndikues në formimin e celulitit?

Nuk është akoma e ditur cili është shkaktari kryesor i celulitit, por ka disa faktorë të cilat njihen që ndikojnë pozitivisht në shfaqjen e tij:

Si të eleminojmë celulitin?

  • Faktorët hormonal dhe mosha- Estrogjeni merr pjesë në proceset e formimit të qelizave. Kur niveli i estrogjenit ulet, ulet edhe niveli i oksigjenit dhe prodhimi i kolagjenit, kurse numri i qelizave dhjamore shtohet. Me kalimin e viteve lëkura humbet elasticitetin. Si pasojë rritet mundësia për shfaqjen e celulitit.
  • Faktorët gjenetikë- Janë përgjegjëse për proçeset metabolike dhe për shpërndarjen e masës dhjamore. Si rrjedhojë ndikon në shfaqjen e celulitit.
  • Dieta ushqimore- Personat të cilët konsumojnë karbohidrate, yndyrna dhe kripë, janë më të prirur për të pasur celulit.
  • Duhanpirja, mos aktivitetet fizike dhe qëndrimi në të njëjtin pozicion- Për një kohë të gjatë ndikon në realizimin e celulitit.
  • Shtatëzania– Ka raste kur celuliti shfaqet për herë të parë gjatë shtatzënisë.

Këshilla të nevojshme për parandalimin e celulitit:

Dieta ushqimore është një parandalues i shkëlqyer për celulitin.

Shmangia e pijeve me gaz dhe konsumi i shpeshtë i ujit.

Mos përdorimi i vajit në gatime dhe skuqja e ushqimeve.

Konsumimi i frutave dhe perimeve.

Aktiviteti fizik ndikon në parandalimin e celulitit. Mund të shkoni në palestër, vrapim, aktivitete në shtëpi si dhe të ushtroni më shumë sportin tuaj të preferuar.

Përdorimi korrekt i produkteve farmaceutike rrit elasticitetin e lëkurës dhe e tonifikon atë. Një ndër përbërësit më të njohur të kremrave është Kafeina. Ajo vepron si diuretik dhe rrit qarkullimin e gjakut në zonën ku aplikohet. /Farmaon.al /Limit.al