Mirlind Daku vijon të mahnisë Slloveninë. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ishte dhe njëherë protagonist absolut, në fitoren e skuadrës së tij Mura ndaj ND Gorica, me rezultatin 4-2.
Daku shkëlqeu në këtë përballje duke shënuar 3 gola në pjesën e dytë, brenda një harku kohor prej 17 minutash.
25-vjeçari tundi rrjetën fillimisht në minutën e 53-të, duke vendosur baraspeshën e ndeshjes në 2-2.
Më pas ai shënoi edhe 2 gola të tjerë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
2 minuta pas golit të parë, Daku realizoi dopietën në të 55-tën.
Në minutën e 70-të, sulmuesi dardan kompletoi ‘hat-trick’-un personal.
Me këtë trigolësh, Mirlind Daku shkoi në kuotën e 18 golave në kampionatin slloven, me fanellën e Muras, ndërsa numëron edhe 2 asiste.
Ish-sulmuesi i Ballkanit ka shënuar 22 gola, në të gjitha kompeticionet me skuadrën sllovene deri më tani, duke kaluar një formë fantastike./Limit.al