Aksident i RËNDË në Kosovë, autobusi me nxënës përplaset me kamionin dhe një makinë, 30 të plagosur

KOSOVË– Një aksident i rëndë ëahtë regjistruar pasditën e kësaj të shtune në Kosovë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë në fshatin Vragoli.

Mësohet se një autobus i mbushur me nxënës është përplasur me një makinë dhe një kamion. Mësohet se 30 persona kanë mbetur të plagpsur.

Mediat në Kosovë raportojnë se autobusi i aksidentuar ishte i kompanisë ‘Graniti Trans’ nga Presheva, i cili po transportonte maturantë të shkollave nga kjo komunë, të cilët ishin nisur në një eksursion në Shqipëri.

Paraprakisht, shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit 30 persona që kanë pësuar lëndime./Limit.al