Përbërësit: 1 kg miell, 110 ml vaj luledieli, 1 e bardhë veze, 1 majë luge kripë, 10 gr maja birre, 4 lugë gjelle sheqer, 10 gr pluhur pjekës, 300 ml qumësht
Për mbushjen: 147 gr puding çokollatë, 300 ml qumësht, 3 lugë gjelle sheqer
Për në sipërfaqe: e verdhë veze, një lugë gjelle vaj, sheqer pluhur
Përgatitja: Për të përgatitur brumin, në një enë bashkoni 7 përbërësit e parë përveç miellit. Miellin e shtoni gradualisht në fund pasi të keni krijuar një masë homogjene.
Për të përgatitur mbushjen, në një enë rrihni pudingun pluhur dhe qumështin. E lini mënjanë.
Hapni brumin me një petëz, e prisni në shirita të gjatë, vendosni një lugë gjelle nga mbushja dhe i rrotulloni me dorë për t’i dhënë formën e kroasantit. Sipër i bëni 5 prerje të lehta me thikë. Kështu veproni më të gjithë kroasantët.
Në një enë të vogël bashkoni sheqerin, vajin dhe të verdhën e vezës. I lyeni sipër kroasantët dhe i lini të thahen për 20 minuta. Në fund i fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180⁰C.
Mbasi kroasantët të jenë bërë, i shtoni sipër pak sheqer pluhur.
T’ju bëjë mirë! /gatimeshqiptare.com /Limit.al