U kap në flagrancë duke blerë vota, arrestohet kandidati për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Beleri

Me urdhër të Prokurorisë së Vlorës, është arrestuar kandidati për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Beleri.
Fredi Beleri fillimisht u shoqërua në Komisariatin e Himarës, por për të shmangur tensionet dhe përplasjet mes mbështetësve të tij, ai u dërguar në Drejtorivë e Policisë së Vlorës.
Beleri u arrestua mesnatën e së enjtes, pasi akuzohet për krim zgjedhor.
Sipas Prokurorisë Vlorë, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për blerje votash.
Prokuroria ka ngritur ndaj Belerit akuzën për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim’.
Së bashku me Fredi Belerin, organi i akuzës lëshoi fletë-arresti edhe për truprojën e tij, shtetasin Pano Kokoveshi.
Ndërkohë, në Komisariatin e Vlorës janë shoqëruar edhe disa banorë të Himarës, të cilëve u janë dhënë para për votën./Limit.al