Përbërësit: 1 kg qepë të njoma, 1 filxhan çaji vaj ulliri, 4 filxhanë çaji miell misri, 2 lugë gjelle djathë i thërrmuar, 1 vezë, koper ose nenexhik.

Përgatitja: Qepët e njoma lahen mirë dhe grihen hollë. Kavardisini në një tigan derisa të zbuten. U shtoni edhe një fetë djathë të bardhë të thërrmuar, kripë, vezë, koper ose nenexhik. Përzjerja lihet të zjejë derisa të ngelet me pak lëng.

Në një tenxhere hidhni pak më tepër se gjysma e miellit të misrit. Shtoni ujë të nxehtë, kripë, vaj ulliri dhe përgatisni një brumë të derdhur.

Brumi hidhet në një tavë të lyer me pak vaj. Mbi të hidhni masën e qepëve të njoma dhe mbulojeni me një shtresë mielli misri. Spërkateni me qumësht ose ujë që të njomet mielli.

Në fund spërkateni me disa pika vaj ulliri ose gjalpë të freskët dhe futeni të piqet në furrë derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

Ju bëftë mirë! /receta-gatimi.info /Limit.al