Përbërësit: 1 kg mish kokë viçi, 1 pako peta të pjekura, 1-2 peta të njoma të hapura vetë ose të gatshme, 2-3 qepë të thata, pak nenexhik, kripë, piper vaj ulliri.

Përgatitja: Në një tenxhere me ujë të ngrohtë hedhim 4-5 kokrra piper dhe vendosim mishin ose kokën për tu zier.

Nëse kemi kokë viçi e lemë fillimisht për 3-4 orë në ujë të bollshëm dhe pastaj e vendosim të zihet. Gjatë zierjes largojmë herë pas here shkumën që do të lëshojë mishi.

Pasi mishi të jetë zjerë e copëtojmë në copa të vogla.

Marrim një tavë, e lyejmë me vaj dhe shtrojmë 2 peta njëra pas tjetrës duke i spërkatur me pak vaj. Mbi petët e njoma thërrmojmë petët e pjekura.

Në një tigan kavardisim qepët e grira hollë dhe sapo të zbuten shtojmë 2-3 garuzhde lëng mishi dhe i lemë qepët të marrin pak valë.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i hedhim qepët e kavardisura mbi petët e pjekura të cilat i kemi spërkatur me pak nenexhik të freskët.

E vendosim byrekun kështu siç është në furrë të nxehtë për 15 -20 minuta. Pas këtij minutazhi e nxjerrim mesnikun nga furra dhe shtojmë mishin e copëtuar duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen e tavës.

E spërkasim me lëngun e mbetur dhe e vendosim përsëri në furrë dhe për 10-15 minuta të tjera.

Ju bëftë mirë! /receta-gatimi.info /Limit.al