Aktorja e famshme Angelina Jolie humbi nënën e saj nga kanceri i gjirit dhe vezoreve disa vjet më parë. Jolie e ka shprehur gjithmonë dhimbjen që i la largimi i parakohshëm nga jeta i nënës së saj.
Nëna e Angelinës, e cila ka qenë po ashtu aktore, do të festonte sot 73 vjetorin dhe këtë e ka kujtuar Jolie, e cila nuk ka harruar të bëjë thirrje për kontroll tek gratë.
Aktorja ka postuar një foto të tyre së bashku nga fëmijëria, ndërsa në mbishkrimin e postimit ka folur për nënën e saj dhe ka kërkuar që të gjitha femrat të kontrollohen për kancerin e gjirit.
“Nesër do të ishte ditëlindja e 73-të e nënës sime. Ajo u nda nga jeta 15 vite më parë pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit dhe vezoreve. Në qershor do të jem një muaj larg moshës në të cilën ajo u diagnostikua. Kam pasur procedura parandaluese për të reduktuar shanset, por ende po bëj kontrolle. Nëna ime e donte Hendrix-in. Dhe letrat e saj i firmoste gjithmonë me “Kiss the Sky”. Kjo mori një kuptim të ri pasi ajo vdiq. I dërgoj dashurinë time atyre që gjithashtu kanë humbur të dashurit dhe forcën për ata që aktualisht po luftojnë për jetën e tyre dhe të atyre që duan. Dhe grave të tjera, ju lutemi gjeni kohë për t’u kujdesur për veten dhe shkoni për mamografi dhe analiza gjaku ose ultratinguj, veçanërisht nëse keni një histori familjare të kancerit,”-shkruan ajo./Limit.al
View this post on Instagram