Përbërësit: 2 kokrra qepë, 4 thela mish viçi, 2 lugë gjelle salcë domatesh të freskët, kripë, piper, 1 karrotë

Pëgatitja: Në një tenxhere me pak vaj luledielli skuqni qepën e grirë imët. Pas 10 minutash shtoni mishin dhe e trazoni mirë. I shtoni pak piper. Ndërkohë duhet të keni pastruar mashurkat mirë, t’i keni hequr kokën dhe bishtin.Shtoni salcën dhe e përzieni.

Tani shtoni mashurkat, i trazoni edhe njëherë dhe i shtoni ujë, sa të mbuloni përbërësit.Pasi ta ketë pirë ujin, do i shtoni sërish gjellës edhe dy gota ujë.

Pasi mishi dhe mashurkat të jenë zbutur tërësisht, do i shtoni një lugë gjelle kripë.

Gjella është gati.

Ju bëftë mirë! /Neps.al /Limit.al