Përbërësit: 1 kupë tërshërë, 2 kupa ujë, 1 kupë qumësht, pakëz kripë

Për ta shoqëruar: 

  • Fruta të freskëta
  • Fruta të thata
  • Fara të ndryshme
  • Mjaltë
  • Reçel
  • Djath
  • Vezë poshe

Përgatitja: Në një tigan mesatar kombinoni tërshërën, qumështin dhe ujin në temperaturë mesatare. Në momentin që përbërja të filloj të ziej uleni temperatureëm dhe lëreni të ziejë në zjarr të avashtë, deri sa i gjithë lëngu të jetë përthithur nga tërshëra. I gjithë proçesi zgjat rreth 10-15 min.

Hiqeni nga zjarri dhe shtoni kripën. Vendoseni në enët që do ta shërbeni dhe shtoni sipër çfarë të dëshironi.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al