Përbërësit: 2 vezë të plota dhe një e bardhë, 50 gr spec i kuq, 1 grusht spinaq, gjysëm avokado, kripë, piper, 1 lugë pesto, 2 lugë caji vaj ulliri

Përgatitja: Hedhim një lugë caji vaj në një tigan dhe shtojmë specat. I lëmë për 2-3 minuta, derisa specat të nisin e të zbuten. Shtojmë spinaqin, kripën dhe piperin, i lëmë edhe dy minuta dhe i heqim. I vendosim në një pjatë.

Tek i njëjti tigan shtojmë lugën tjetër të vajit dhe hedhim vezët, të cilat i kemi rrahur më parë të gjitha sëbashku. I lëmë për 3-4 minuta dhe me shumë kujdes, pa prishur formën i kthejmë nga ana tjetër duke i lënë edhe për dy minuta. Pasi ta shikoni me sy që veza është gati e heqim nga tigani dhe e vendosim në një pjatë.

I shtojmë specat dhe spinaqin e përgatitur më parë, plus avokado e prerë në copa të vogla. E “mbyllim” omletën dhe sipër i hedhim një lugë pesto, të cilën e hapim në gjithë sipërfaqen.

Ju bëftë mirë! /nëformëmeaulonën.com /Limit.al