Nga një strehë e ngrohtë dhe e harlisur e bimëve vendase në një zonë bregdetare të rrëmbyer nga era, kopshtet kanë potencialin të na edukojnë dhe magjepsin. Ato gjithmonë kanë zbuluar shumë për qëndrimet dhe prioritetet e kulturës në të cilën janë krijuar.
Kopshtet e Marqueyssac, Vézac, Francë
Kopshtet piktoreske të Chateau de Marqueyssac në Vézac janë një shembull klasik i kopshtit formal perëndimor, stili i të cilit u përsos në Francë duke qenë fillimisht i frymëzuar nga kopshtet Parajsë të Persisë. Në vitet 1860, pronari i atëhershëm i kështjellës, Julien de Cerval, filloi të mbillte mijëra pemë aromatike të cilat i kishte gdhendur në forma. Pemët plotësohen nga mbi 6 km shtigje, shkëmbinj dhe ujëvara.
Roberto Burle Marx, Rio de Zhaneiro
Roberto Burle Marx ishte një nga artistët më të mëdhenj të peizazhit të shekullit të 20-të. Ai është përgjegjës për modernizimin e dizajnit të kopshtit brazilian, por gjithashtu dha një kontribut të madh në mbrojtjen e pyjeve tropikale me kërkimin e tij në florën vendase.
Kopshti i Xhamajkës, Vermont
Kopshti i romacieres Xhamajka Kincaid nuk është aktualisht i hapur për publikun, megjithëse admiruesit e saj janë në gjendje të shohin pamjet e tij të gjelbra në llogarinë e saj në Instagram.
Kopshti Liao, Yangjiang
Kultura popullore dhe kopshtaria nuk janë diçka që zakonisht do të mendonim t’i bashkonim. Megjithatë, ishte loja kompjuterike jashtëzakonisht e popullarizuar Age of Empires që dha frymëzimin fillestar për Kopshtin Liao të Zheng Guogu në qytetin e tij të lindjes, Yangjiang. Kopshti ka evoluar duke përfshirë një kopsht Frangipani (një bimë që rrallë shihet në kopshtet kineze) dhe një tipar i peizazhit i quajtur tianchi i cili përfshin më shumë se një duzinë shtresa, secila përmban një pellg uji.
Kebun-Kebun Bangsar, Kuala Lumpur
Kebun-Kebun Bangsar është një hapësirë në të cilën kufijtë midis parkut, ndarjes dhe kopshtit të komunitetit mjegullohen. I iniciuar nga arkitekti i peizazhit me bazë në Kuala Lumpur, Ng Sek San dhe një grup vullnetarësh, ai përdor në mënyrë inovative një hapësirë në dukje jo premtuese, një rrip të gjatë toke. Megjithatë, në një qytet që ka vetëm pesë metra katrorë hapësirë të gjelbër për person, çdo vend është i çmuar. /RTSH