Një 24-vjeçar është arrestuar nga efektivët e Policisë së Komisariatit nr. 5, në kryeqytet, pasi qëlloi dhe plagosi me thikë vëllain e tij.
Uniformat blu vunë në pranga shtetasin F. Xh, 24 vjeç, banues në Paskuqan, për goditjen që i bëri të vëllait të tij, me mjetin prerës.
Ngjarja, bën me dije Policia ndodhi për motive banale, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Xh., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./Limit.al