A ka vlerë juridike martesa në Big Brother?

Nga Indrit Vokshi
Po shoh që paska shkaktuar polemikë një show-martesë.
Kodi i Familjes në nenet 15, 16, 17, përcakton se si lidhet martesa.
1. Duhet bërë kërkesa për shpallje martese në bashki tek punonjësi i Gjendjes Civile dhe, shpallja duhet bërë publike në vend publik.
2. Duhet të kalojnë jo më pak se 10 ditë nga shpallja dhe pastaj të lidhet martesa. Nëse kalon 1 vit, bëhet shpallje e re.
A janë plotësuar kushtet e shpalljes?
3. Martesa në fjalë mund të shpallej dhe të kryhej edhe në Bashkinë Tiranë, pasi neni 16 i Kodit të Familjes njeh “vendbanimin” dhe “vendqëndrimin”, thjesht duhet që personat të kenë mbi 6 muaj në atë vendqëndrim.
Pra ska pengese nëse njëri person ka vendbanimin në Shkodër e tjetri në Lushnje. Nëse sjanë ndjekur procedurat e shpalljes, atëherë martesa quhet fiktive.
Si moment procedural, lidhjen e martesës e ka punonjësi i Gjendjes Civile, jo kryetari i Bashkisë.
Mirëpo Shqipëria është vend interesant. Nuk është çudi të mos ndiqet asnjë procedurë ligjore por e gjitha të konsumohet në media.
Iu kujtohet kur në Pandemi, Edi Rama i nxirrte ligjet në FaceBook?/Limit.al