E rëndë në Kuçovë, shpërthen bombula e gazit, ndërron jetë një 84-vjeçare, plagoset bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, në qytetin e Kuçovës.
Një e moshuar 84-vjeçare ka humbur jetën, pas shpërthimit të një bombule gazi në banesën ku ajo jetonte.
Si pasojë, viktimë ka mbetur e moshuara Alie Kosova, ndërsa i plagosur mbeti bashkëshorti i 84-vjeçares, Mustafa Kosova, 86 vjeç.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 06:00, në lagjen ‘11 Janari’, të qytetit të Kuçovës.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa shembi një pjesë të banesës, ndërkohë që viktima mbeti për disa orë e bllokuar nën rrënojat e shtëpisë, nga ku u nxorr e pajetë.
Mustafa Kosova u nxorr i gjallë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i Policisë:
Kuçovë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit
M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shperthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.
Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K.
Në vendngjarje ndodhen ekspertët zjarrfikës, kriminalist dhe Njësia speciale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pas përfundimit të veprimeve paraprake në vendngjarje do të ketë informacion të plotë.
/Limit.al