Një studim i kryer nga “Universiteti Sydney” ka zbuluar se labradorët e ngjyrave të caktuara kanë jetëgjatësi më të shkurtër, e gjithashtu vuajnë nga më shumë probleme shëndetësore.
Ata i kanë analizuar 33,000 qen të racës labradorë në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku kanë zbuluar se labradorët me ngjyrë kafe jetojnë 10% më pak sesa labradorët me ngjyrë të artë dhe të zezë të lëkurës (të cilët mesatarisht jetojnë 12.1 vjet).
Labradorët me ngjyrë kafe gjithashtu kanë dyfish më shumë shanse të zhvillojnë inflamacion të veshëve, e gjithashtu janë katërfish më të prirur të vuajnë nga një sëmundje që quhet dermatiti pyo-traumatik.
Pra, duke marrë parasysh se labradorët si racë janë më të rrezikuar nga mbipesha, infeksionet e veshëve dhe problemet me nyjet, nuk është edhe aq ide e mirë të prioritizohet ngjyra mbi shëndetin kur e blini një qen të tillë. /Telegrafi – Limit.al