-Përbërësit: 250 gr oriz, 3 lugë pesto, 4 domate të mëdha, 2 kunguj të njomë, 1 lugë gjelle vaj ulliri
-Përgatitja: Ngroheni furrën në 190⁰C. Përzieni orizin me 2 lugë pesto. Prisni majat e domateve dhe hiqni pjesën e brendshme. Mbushni zgavrat e zbrazëta me përzierjen e orizit, duke e shtypur lehtë, më pas vendosni kapakët.
Pritini kungujt në formë rrumbullake dhe lyejini me peston e mbetur dhe vajin. Përhapeni mbi një tavë pjekjeje dhe mes tyre vendosni domatet. Piqni për 20-25 minuta derisa domatet dhe kungujt e njomë të zbuten.
Ju bëftë mire! /Receta-gatimi.info /Limit.al