Aroma e  trëndafilit  varet nga një enzimë e quajtur hidrolazë NUDX1 dhe është e përfshirë në sintezën e geraniolit , përbërësit përgjegjës për aromën karakteristike të trëndafilave.

Kjo u zbulua nga një studim i botuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences” dhe i kryer nga shkencëtarët nga Universiteti Jean Monnet Saint-Etienne në Francë.

Për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me origjinën e aromës së trëndafilit, studiuesit kryen analiza biokimike të disa ekzemplarëve të Rosa Chinensis, një varietet aromatike të kësaj luleje.

Për një kohë të gjatë, shkencëtarët francezë supozuan se geranili difosfatit (GPP), substrati i enzimës, sintetizohej brenda qelizave. Megjithatë, hulumtimet e fundit kanë sugjeruar ekzistencën e një grupi GPP në citosol.

Ekspertët francezë shpjegojnë se geranioli, është një përbërës që përdoret shpesh në kozmetikë dhe parfume. Enzima hidrolazë NUDX1 ndodhet në citosolin e qelizave që përbëjnë petalet e trëndafilit.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se enzima geranil/farnesil difosfat sintaza (RcG/FPPS1), është një përbërës i citosolit qelizor dhe prodhon GPP dhe farnesil difosfat në një masë më të madhe kur lëshohet geranioli .

Analiza filogjenetike zbuloi se G/FPPS1 ka të ngjarë të shfaqej gjatë evolucionit të trendafilave të lulëzuara dhe mbeti e qëndrueshme në të gjithë familjen e kesaj luleje Rosacea.

Këto rezultate, përfundojnë autorët, nxjerrin në pah një përbërës kyç në sintezën e aromës unike të trëndafilave. /RTSH