-Përbërësit: 3 kokrra vezë, 100 gr gjalpë, 150 gr sheqer, 300 gr miell, 1 lugë çaji pluhur pjekës, 4 kokrra mollë, ½ lëng limoni, 2 lugë gjelle sheqer për mollët, sheqer vanilje

-Përgatitja: Në një tas fillimisht shtoni vezët me sheqerin, i rrihni me mikser elektrik derisa sheqeri të shkrijë dhe veza të bëhet kremoze. Shtoni gjalpin e shkrirë dhe të ftohur, i përzieni së bashku duke shtuar pak nga pak miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Masën që u krijua shtroji në një tavë keku.

Ndërkohë qëroni mollët, i prisni ato në feta me trashësi mesatare dhe i përzieni me lëng limoni, 2 lugë sheqer, vanilje dhe pak kanellë. Mbuloni komplet tavën e kekut me feta molle në formë rrethore dhe e vendoseni atë në furrën e parangrohur në 180⁰C për 35-40 minuta. Pasi keku të ftohet mund ta pudrosni me sheqer pluhur sipas dëshirës.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al