Vrasja e Qemal Stafës

Nga Indrit Vokshi

Në secilin vend normal, vrasja e një të riu aktivist nga milicia pushtuese, do të mbillte zemërim për momentin dhe do të prodhonte qëndrim më pas, në dekadat e ardhshme.
Patriotizmi i vendit dhe shoqëria në përgjithësi do e shpallnin qëndrimin bazuar në përballjen pushtues-popull, pa u ndalur dhe pa u diktuar vetëm nga përkatësia partiake e aktivistit të vrarë.
Pra pushtuesi ka vrarë popullin, ska rëndësi nëse populli i vrarë është musliman, kristian, komunist apo liberal; një popull mundet t’i përfshijë të gjitha këto në trungun e vet. Sakrifica e Qemalit në mënyrën e tij, duhet respektuar, sigurisht në mënyrën tonë.
Mirëpo komunizmi shqiptar caktoi Ditë të Dëshmorëve të Kombit, ditën e vrasjes së një aktivisti partiak, Qemalit.
Vrasja e Qemalit është shumë minore për ta caktuar ditë të dëshmorëve të të gjithë kombit. Të një kombi i cili nuk ka luftuar vetëm në vitet 1939-1944 por, ka luftuar edhe në Luftën e Parë Botërore, edhe në Luftën e Vlorës, edhe në Luftrat Ballkanike, edhe në Lidhjen e Prizrenit.
Caktimi i vrasjes së Qemalit, prish konsensusin kombëtar. Sepse Qemali nuk qe i atyre përmasave. Ai u caktua kryehero për t’i siguruar legjitimitet Partisë së Punës. Kjo është e gabuar.
Duke shkatërruar konsensusin kombëtar, komunistët arrijnë një qëllim kryesor: përçarjen e vazhdueshme kombëtare. E mbajnë përcarjen gjithmonë gjallë.
Partitë Komuniste, kudo në botë, quheshin reparte të Lëvizjes Internacionale Komuniste. Internaconalja ka armik kryesor kombëtarizmin dhe unitetin kombëtar. Vetëm duke shkatërruar unitetin kombëtar, komunizmi e socializmi, trimfojnë dhe jetojnë.
Vërtetimin e kësaj që sapo pohova e shikojmë sot. Edhe pas 7 dekadash, ne vazhdojmë ende të kemi konflikt historik dhe mungesë konsensusi në lidhje me simbolikën e sakrificës kombëtare; dëshmorin./Limit.al