TRONDITET Serbia, 21-vjeçari vret me armë zjarri 8 persona, 13 të tjerë të plagosur

SERBI– Një tjetër ngjarje e rëndë ka tromditur këtë të premte Serbinë. Raportohet se një 28-vjeçar i identifikuar si Uroš B. Kurir, ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 13 të tjerë në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit.

Pas ngjarjes ai është larguar menjëherë dhe po ndiqet nga policia. Vrasja ka ndodhur pas një debati në shkollë. Uroš ishte në oborrin e shkollës me shokët e tij, u konfliktua me policin dhe më pas shkoi në shtëpi, mori një pushkë dhe filloi t’i vriste me radhë.

Policia është sngazhuar në kapacitet maksimal për kapjen e autorit. Ai po kërkohet nga ajri me helikopter, nga toka me kamera termike ndërsa e gjithë zona është blinduar. Raportohet se qindra forca policie po krehin zonën.

Mediat serbe shkruajnë se dyshohet se vrasësi fshihet në fshatin Šepshin, prej nga edhe është.  Në Spitalin e Dragisha Mishovic ndodhen dy të lënduar të moshës 21 dhe 23 vjeçare, të cilët janë operuar, por jeta e tyre është ende në rrezik. Autori i është djali i një oficeri të policisë serbe.

Kjo tragjedi vjen vetëm dy ditë pasi një 14-vjeçar vrau me armë zjarri tetë shokët e klasës dhe rojën e shkollës duke lënë pas një bilanc tragjik me të vrarë e të plagosur