Dyshohet për sulm terrorist, autori i masakrës me 8 të vrarë në Serbi sulmoi tre fshatra! Mes viktimave dhe fëmijë

SERBI– Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga masakra në Serbi. Raportohet se mund të kemi të bëjmë me një sulm terrorist pasi 21-vjeçari ka qëlluar me armë automatik në 3 fshatra, fillimisht në Dubonë, më pas në Mali Orasje dhe në fund në fshatin Sepsin afër Mlladenovacit, në jug të Beogradit.

Për pasojë tetë persona kanë humbur jetën ndërsa të paktën 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve i janë nënshtruar një operacioni urgjent dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Mes viktima është edhe një polic, i cili nuk ishte në detyre dhe motra e tij, ndërsa po ashtu mes viktimave ka edhe fëmijë.

Pas ndjekjes së gjatë Policia ka arritur ta arrrdtojë autorin, i cili është profilizuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Helikopterë nga ajri dhe 600 oficerë në tokë blinduan zonën me qëllim kapjen e autorit. Banorët e zonës shprehen të tronditur për ngjarjen ndërsa babai i policit të vrarë ka shpërthyer në lot ku ka treguar se përveç djalit janë vrarë dhe nipat.

Kjo tragjedi vjen vetëm dy ditë pasi një 14-vjeçar vrau me armë zjarri tetë shokët e klasës dhe rojën e shkollës duke lënë pas një bilanc tragjik me të vrarë e të plagosur./Limit.al