Qytetarët dhe politika në Kosovë SOLIDARIZOHEN me Serbinë pas masakrave që tronditën vendin

KOSOVË– Qytetarët e Koosvës kanë lënë pas të shkuarën dhe janë solidarizuar me viktimat e dy sulmeve me armë zjarri të ndodhura dy ditët e fundit në Serbi që regjistruan një bilanc lufte me 18 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Kështu qindra qytetarë janë mbledhur dhe kanë ndëzur qirinj në kujtium të viktimave të sulmit në një shkollë fillore dhe atij të mbrëmshëm. Të pranishëm në ndezjen e qirinjve ishin dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, si dhe studentë arti të ardhur nga Serbia.

Ndërkohë dhe politika në Kosovë ka reaguar. Kryeministri i Koosvës Albin Kurti përmes një mesazhi ka shprehur ngushëllimet për familjet e vitkimave. Dhe presidentja Vjoasa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ish-kryeministri Avdullah Hoti kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e të vrarëve.

Albin Kurti: Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike.

Vjosa Osmani: Nuk ka asnjë më të vlefshme sesa jeta e fëmijëve dhe asgjë që dhemb më shumë sesa humbja e asaj jete. Përcjell ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë prindërit e atyre që vdiqën gjatë të shtënave të tmerrshme në një shkollë në Beograd. Lutemi për shërbim të shpejtë për të gjithë personave që kanë pësuar lëndime.

Glauk KonjufcaShpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd! Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!

Avdullah Hoti: Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave nga ngjarjet tragjike ne Serbi. Zoti qoftë me familjet e viktimave në këtë moment të veshtire. Lutem për ta.

Serbia po përballet me ditë të vështira sa i përket rendit dhe sigurisë. Në vetëm dy ditë është regjistruar një bilanc lufte me shtatëmbëdhjetë të vrarë. Kjo ka kriijuar pasiguri tek njerëzit të cilët janë shprehur të frikësuar për të dërguar fëmijët në shkollë e pas ngjarjes së sotme dhe për të dalë nga shtëpia./Limit.al