Ballina Kryesore “Bota është e madhe, por gjendet shumë pak vend në të”- Thënie...

“Bota është e madhe, por gjendet shumë pak vend në të”- Thënie të urta nga populli polak

  • Bota është e madhe, por gjendet shumë pak vend në të.
  • Pasanikët ngushëllohen me pasuri, ndërsa të varfrit me fëmijë.
  • Aty ku mbaron ligji, fillon tirania.
  • Doktori kërkon taksën e tij, pavarësisht se ai ka vrarë sëmundjen apo të sëmurin.
  • Miku sheh në një orë më shumë se i zoti i shtëpisë në një vit.
  • Nëse nuk mund të themi të drejtën, s’do të thotë se duhet të gënjejmë.
  • Ofendohet lehtë ai që është shumë i kënaqur me veten.
  • Vitet dinë më shumë se librat.
  • Zoti paguan, por jo me rrogë javore.
  • Një lypës nuk e urren lypësin tjetër aq shumë sa një doktor e urren një doktor tjetër./ Përzgjedhur nga Limit.al