Ballina Kryesore Aborti- Dështimi, ndërprerja e shtatzanisë

Aborti- Dështimi, ndërprerja e shtatzanisë

Pregnant woman is about to be sick.

Aborti përkufizohet si një ndërprerje e shtatzënisë përpara lindjes së fetusit. Ai përfaqëson ndërlikimin më të shpeshtë të shtatzanisë.

Flitet për abort kur fëmija nuk tregon asnjë shenjë jete, si psh: frymëshkëmbim, rrahje të zemrës ose pulsim të kordonit umbilikal dhe kur pesha e tij është nën 500gr. Kufiri i lejuar i kryerjes së abortit është deri në javën e 24-t të shtatzënisë. Rreziku për abort është i pranishëm tek rreth 20% e të gjitha grave shtatzëna. Sa më e madhe të jetë mosha e gruas shtatzënë, aq më i madh është rreziku për abort.

-Format e abortit

  • Rreziku për abort: përfaqëson etapën që i paraprin abortit. Në rast se trajtohet në mënyrë korrekte, shtatzënia mund të vazhdojë normalisht.
  • Aborti spontan (pa dashje): konsiston në nxjerrjen spontane të fetusit, pa u ndikuar nga faktorët e jashtëm. Shkaku i këtij tipi është shpesh i panjohur.
  • Aborti përzgjedhës (selektiv): ndodh në rastin e një shtatzënie të implantuar keq, ose në rastin e vdekjes pa simptoma të embrionit.
  • Aborti i detyruar: konsiston në ndërprerjen e shtatzënisë nëpërmjet proçedurave instrumentale ose përdorimit të medikamenteve.
  • Aborti i përsëritur: quhet i tillë nëse gruaja ka patur më shumë se 3 aborte gjatë jetës së saj.

-Shkaqet

Sipas studimeve të viteve të fundit, vetëm rreth 30% e shtatzënive realizohen deri në fund. Shpesh, vdekja e fetusit ndodh në një stad shumë të hershëm dhe për pasojë shtatzënia kalon pa u vënë re.

Shkaqet e lidhura me nënën në rastin e abortit spontan:

  • Mosha e nënës: abortet janë dy herë më të shpeshta tek femrat me moshë mbi 35 vjeç, krahasuar me ato me moshë 20-29 vjeç
  • Dobësia e qafës së mitrës: njihet si insufiçienca cervikale dhe është e lidhur me dobësinë e indit lidhor dhe atij muskular të qafës së mitrës, ose me zgjerimin artificial të kanalit të mitrës (psh. nga abortet e përsëritura)
  • Traumatizimi mekanik (si psh. goditja)
  • Stresi i fortë psiqik
  • Sëmundjet endokrine, si diabeti i sheqerit dhe funksioni i shtuar i gjendrës tiroide
  • Reaksionet imunologjike (në rastet e mospranimit të fetusit nga organizmi i nënës), për shkak të mospërputhjes së grupit të gjakut në sistemin Rezus. Në këtë rast, nëna me grup Rezus negativ nuk mund të pranojë një fetus me grup Rezus pozitiv, si babai
  • Sëmundjet autoimune, si lupusi eritematoz i diseminuar
  • Sëmundjet e mitrës
  • Çrregullimet hormonale (dobësia e trupit të verdhë)

Shkaqet e lidhura me fëmijën:

  • Anomali të pranishme në nivelin e kromozomeve
  • Keqformime të fëmijës

Shkaqe të jashtme:

  • Infeksionet
  • Medikamentet
  • Nikotina e duhanit, alkooli, drogat, ndotësit e ambientit.

Shkaqe të lidhura me babain e fëmijës: 

  • Çrregullime gjenetike, të tilla si anomalitë e spermës.

-Ankesat dhe simptomat që mund të lajmërojnë një abort:

  1. Hemorragjitë, që mund të jenë edhe thjesht humbje të vogla të gjakut
  2. Kontraktime të dhimbshme (tkurrje) të mitrës
  3. Zbehja e shenjave karakteristike për shtatzëninë, si mungesa e tensionimit të gjinjve, ndërprerja e të përzierave në mëngjes
  4. Temperaturë

Në rastin e dobësisë së qafës së mitrës, është mjaft i shpeshtë aborti pa dhimbje dhe pa kontraksione. /Medinfo.al /Limit.al